Topi pritet të 'promovojë' Berishën kryeministër

Shqipëria

Topi pritet të 'promovojë' Berishën kryeministër

Më: 8 shtator 2009 Në ora: 11:52

Tiranë – Kryemistri Sali Berisha pritet të dërgojë pranë presidentit të Republikës Bamir Topi, ermat e kabinetit të ri qeveritar.

Pas dekretimit nga ana e kreut të shtetit, Berisha do ta dërgojë kabinetin bashkë me programin qeverisës para Kuvendit, për të marrë kështu drejtimin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Duket se presidenti Topi do ta dekretojë pa asnjë problem kabinetin e ri, megjithëse ende nuk dihet plotësisht se cila është lista e ministrave. Kuvendi i Shqipërisë çeli si parin e seancave parlamentare gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot Kuvendi do të mblidhet sërish.

Brenda pak ditësh, do të formohet edhe qeveria e re, por me një kryeministër që e ka drejtuar vendin katër vitet e shkuara. Tashmë dihen postet ministrore që i ka marrë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Ende nuk dihet se me çfarë postesh do të përfaqësohet Partia Drejtësi dhe Integrim.S

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat