Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër

Shqipëria

Topi dekreton Sali Berishën Kryeministër

Nga: Bota sot, Tiranë Më: 9 shtator 2009 Në ora: 16:07

Tiranë- Presidenti Bamir Topi, me propozim shumicës parlamentare emëroi sot Sali Berishën Kryeministër të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një dekreti, kreu i shtetit Bamir Topi, në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare, ka dekretuar Sali Berishën, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë. Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Shqipërisë thuhet se ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Paraprakisht Partia Demokratike i kishte paraqitur Presidentit të Topi një shkresë zyrtare për mandatimin e Berishës si kryeministër. Vetëm pas këtij hapi, kryeministri do të paraqesë listën e ministrave të rinj dhe do t'ia propozojë për votim Kuvendit bashkë me programin qeverisës. Kryeministri i emëruar duhet të miratohet nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Lista e ministrave të rinj do të jetë një tjetër kompetence e Kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas burimeve, është në përfundim të tij. Pas propozimit të listës, ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, brenda 7 ditëve. Berisha pritet të përfundojë qeverinë vetëm brenda dy ditëve, ndërkohe që nga kjo përbërje, padyshim pritet që të shfaqen edhe pakënaqësi, të cilat Kryeministri do t'i justifikojë me faktin se nuk ka vend për të gjithë.

Dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Prej ditësh, Kryeministri Berisha është përfshirë në një proces negociatash të vazhdueshme për formimin e qeverisë së re.

D E K R E TI PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare,

D e k r e t o j:

Neni 1.Zoti Sali Berisha, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6243;Tiranë, më 09.09.2009, PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BAMIR TOPI

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat