Berisha: Opozita të kontribuojë për reforma

Shqipëria

Berisha: Opozita të kontribuojë për reforma

Më: 5 tetor 2009 Në ora: 18:01

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përsëri e ka ftuar Partinë Socialiste opozitare që të marrë pjesë në Kuvend dhe tha se është i gatshëm, që me çdo kusht ta dëgjoj zërin e saj.

“Ftoj opozitën që të marrë pjesë në Kuvend dhe të japë kontribut për reformat”, tha Sali Berisha.

Sipas tij, “zëri i saj do të dëgjohet madje në përmirësimet e kodit në bazë të sugjerimeve të OSBE-së, opozita do të ketë rol vendimtar”.

Zoti Berisha tha se “reformat do të realizohen, por nuk është mirë t’ia lëmë meritën vetëm njerës palë”.

Nesër kryeministri Sali Berisha e bënë një vizitë në Kosovë, me ç’rast do të takohet me zyrtarët më të lartë dhe me liderë të partive politike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat