Ndërpritet qarkullimi i naftës D2 në Shqipëri

Shqipëria

Ndërpritet qarkullimi i naftës D2 në Shqipëri

Më: 15 janar 2009 Në ora: 15:00

Pretendimet e opozitës se qeveria po pranon monopolin e naftës D2 në vend janë absurde dhe të pabazuara. Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha ka dënuar qëndrimin e opozitës mbi vendimin e qeverisë për të mos lejuar qarkullimin e naftës D2 pas vitit 2010. Në këtë kontekst, kreu i ekzekutivit shqiptar ka nënvizuar se qeveria ka ndaluar ARMO-n, e cila prodhon naftën D2 që ta shesë atë vetë në treg, por do të jetë e detyruar që t'ua shesë me çmimin e bursës të gjitha kompanive të tjera tregtare të naftës, sipas përqindjes që ato zënë në treg. "Ka një moment që nuk e mohoj. Ne kemi ndaluar importin dhe këtë e kemi bërë në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Për këtë vit ne ndalojmë rreth 240 mijë ton import kryesisht të naftës D2, pasi shqiptarët nuk mund të dënohen me squfur", theksoi kreu i qeverisë. Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje se çdo shtet përpiqet të nxisë prodhimin vendës, në një mënyrë apo në një tjetër dhe këtë vendim për naftën D2 qeveria e ka marrë vetëm për 1 vit. Kryeministri ka shprehur garancinë e tij se nga data 1 janar 2010, nuk do të ketë më naftë D2 në qarkullim në Shqipëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat