Topi: Të zbardhet pa vonesë dhuna ndaj Bazes

Shqipëria

Topi: Të zbardhet pa vonesë dhuna ndaj Bazes

Më: 3 nëntor 2009 Në ora: 16:25

Presidenti i Republikës, Bamir Topi e ka dënuar me ashpërsi aktin vandal dhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze duke kërkuar nga të gjitha organet e shtetit të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të venë përpara drejtësisë autorët e vërtetë.

Kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri që të analizojnë me shqetësim këtë akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave, në krijimin dhe garantimin e lirisë dhe pavarësisë së medias. “Dhunimi dhe presioni i drejtpërdrejtë apo i tërthortë ndaj medias dhe gazetarëve shqiptarëve është një kthim mbrapa në demokracinë që të gjithë dëshirojmë të ndërtojmë”, thuhet në reagimin e kreut të shtetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat