Merret masa e sigurisë me burg ndaj Rezart Taçit

Shqipëria

Merret masa e sigurisë me burg ndaj Rezart Taçit

Më: 7 nëntor 2009 Në ora: 15:19

Në seancën e sotme ishte i pranishëm në sallën e gjyqit vetë Taçi, i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Gjyqtarja Fahrie Hodo, e cila ishte në krye të trupit gjykues ka marrë masën e dënimit “burg pa afat” për biznesmenin e naftës. Gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërkuar që të lihet garanci pasurore prej 100 mijë eurosh, për liri me kush, por gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Taçi u dorëzua dy ditë më parë në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Tiranës, duke deklaruar se ishte i gatshëm të respektonte vendimin e drejtësisë. “Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment cdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj”, deklaroi të enjten pasdite. Ndërkohë, për këtë ngjarja është marrë masa e sigurisë edhe për dy persona të tjerë, truproja të Taçit. Ngjarja e dhunimit të botuesit të gazetës “Tema”, ndodhi mbrëmjen e së hënës në një nga lokalet e natës në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat