Vazhdojnë shqetësimet për përmbytjet

Shqipëria

Vazhdojnë shqetësimet për përmbytjet

Më: 11 janar 2010 Në ora: 17:47

Niveli i lumit Buna është rritur. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, Buna ka arritur kuotën prej 9.22 metra nga niveli kritik 9,25 metra.

Dhjetë ditë pas përmbytjeve në veriperëndim të Shqipërisë situata vazhdon të mbetet mjaft e vështirë. Bilanci deri të hënën në mëngjes është 10 mijë hektarë (ha) tokë e përmbytur dhe afro 5 mijë banorë të evakuuar nga rreth 2500 shtëpi të përmbytura.

Pavarësisht manovrave në derdhjen e ujërave të hidrocentraleve të Drinit, niveli në zonat e përmbytura është ende i lartë dhe uji ka filluar të jetë i pranishëm edhe në lagjet periferike të Shkodrës. Evakuimi i banorëve vazhdon të mbetet përparësi e po kështu edhe shpërndarja e ndihmave ushqimore. Orët e fundit janë shoqëruar nga reshje shiu dhe temperatura të ulëta, duke vështirësuar më tej situatën.

Specialistë të njohur kanë hedhur poshtë mundësinë e përkeqësimit të situatës, ndërsa kanë dhënë garanci për sistemin e digave të hidrocentraleve.

Specialistë të njohur kanë dhënë garanci për sistemin e digave të hidrocentraleve.

Pavarësisht polemikave, partitë politike vazhdojnë të bëjnë thirrje për evakuimin e banorëve.

Presidenti i vendit, Bamir Topi nga ana e tij, bëri thirrje për solidaritet popullor. Presidenti Topi po ashtu të hënën ka pritur në një takim informues, ministrin e Energjetikës, Dritan Priftin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat