Shqipëri: Policia zhbllokon rrugët nga protestuesit

Shqipëria

Shqipëri: Policia zhbllokon rrugët nga protestuesit

Më: 11 maj 2010 Në ora: 16:04

Policia e Shqipërisë ka reaguar sot ndaj protestave të mbështetësve të Partisë Socialiste nëpër akset rrugore nacionale.

Zëdhënësja e policisë njoftoi sot se “policia veproi sot e detyruar ndaj bllokimit 7-10 minutësh që iu bënë disa akseve rrugore në vend nga një numër i kufizuar personash”.

“Bllokimi i akseve nacionale me qëllim përbën vepër penale që në bazë të kodit penal dënohet me gjobë deri në 3 vjet burg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se sot ndaj protestuesve u morën masat e duhura sipas ligjit me qëllim hapjen e akseve rrugore dhe lirimin e trafikut si dhe lajmeroi ndjekje penale ndaj organizuesve të këtyre protestave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat