Në Tiranë sot opozita bllokon kryqëzimet e rrugëve

Shqipëria

Në Tiranë sot opozita bllokon kryqëzimet e rrugëve

Më: 14 maj 2010 Në ora: 10:54

Në Tiranë sot opozita do të zbresë sërish në shesh duke paralajmëruar një proetstë të madhe për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të shkuara. Drejtuesit e saj thonë se protesta e sotme pritet të jetë jo vetëm një mbështetje për grevistët e urisë, por edhe një demonstrim force i mbështetësve që mbështesin kërkesën e opozitës për hapjen e kutive. Sipas krerëve të opozitës, protesta e sotme pritet të jetë dhe një përshkallëzim i reagimit si kundërpërgjigje për mungesën e reagimit nga ana e mazhorancës për të zgjidhur krizën. Kështu mësohet se organizatorët kanë menduar të shfrytëzojnë masën e madhe të njerëzve që do të vijnë në Tiranë për të paralizuar për disa kohë jetën publike në kryeqytet. Burime pranë grupit parlamentar socialist kanë bërë të ditur se protestuesit e ardhur nga rrethet, por edhe ata të Tiranës do të shpërndahen në kryqëzime të ndryshme të Tiranës për të bllokuar qarkullimin e makinave për një kohë të kufizuar, si shenjë sensibilizimi me grevën dhe kauzën, për të cilën PS ja dhe aleatët e saj po luftojnë prej ditësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat