Berisha: Opozita ka të drejtë të protestojë, por ekipet shëndetësore duhet të kontrollojnë grevistët

Shqipëria

Berisha: Opozita ka të drejtë të protestojë, por ekipet shëndetësore duhet të kontrollojnë grevistët

Më: 15 maj 2010 Në ora: 16:54

(E plotësuar) - Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot gjatë një konference për shtyp se mazhoranca do të respektojë cdo metodë proteste të opozitës, brenda normave ligjore, të cilat ia artibuon kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Kreu i qeverisë tha se Shqipëri mbizotëron demokracia dhe liria e fjalës dhe e shprehjes. “Për sa kohë grevistët do rrinë në grevë, do respektohet. Kjo mërzit qytetarët dhe trafikun e Tiranës. Kjo është në kundërshtim me ligjin, por për këtë të përgjigjen ata që kanë marrë vendimin për të ngirtur kampin e ngujimit në aortën e Tiranës”- u shpreh Berisha. Ai i ka bërë apel kreut të PS-së Rama që të lejojë ekipet shëndetësore zyrtare të kontrollojë grevistët. “Edhe ata që lëndojnë edhe ata që këndojnë duhet të mjekohen”,- tha shefi i ekzekutivit. Sa i përket takimit vjetor të BERZH, Berisha tha se në samit deklaroi se Shqipëria ndjeu pasojat e krizës financiare. “Por këtë vit ka një rritje me 140% të eksporteve. Në këtë rritje, 45% e saj i detyrohet energjisë, por mbi 90% ështe e palidhur me energjinë. Në një kohë kur vendet e tjera njoftonin për rënie të ekonomisë, ai deklaroi se qeveria shqiptare do të vijojë rritjen e pagave e pensioneve”, deklaroi më tej kryeministri Sali Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat