Gumi: Grevistët po largohen nga kampingu

Shqipëria

Gumi: Grevistët po largohen nga kampingu

Më: 16 maj 2010 Në ora: 14:14

Deputeti demokrat Viktor Gumi ka reaguar për grevën e kolegëve socialistë dhe qytetarëve në çadrat para kryeministrisë, duke sulmuar kryesocialistin Edi Rama.

Ai ka ironizuar me grevën, duke thënë se deputetët e çadrave po largohen nga kampingu. “Pushimit në çadra i mungon transparenca”, theksoi deputeti demokrat.

Në vijim të deklaratës, Gumi ia hodhi fajin për grevën shefit të opozitës Edi Rama, duke theksuar se ai po i përdor njerëzit dhe deputetët. “Rama po u bën zbor deputetëve në çadra. Veprimet e tij ndaj grevistëve janë qesharake”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat