Berisha darkë në Strasburg me Ramën

Shqipëria

Berisha darkë në Strasburg me Ramën

Më: 19 maj 2010 Në ora: 22:08

Me ftesë të Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Evropianë në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha niset për në Strasbourg, për të marrë pjesë në një darkë që shtrohet për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat