Patozi: Transparencë pa shkelur Kushtetutën

Shqipëria

Patozi: Transparencë pa shkelur Kushtetutën

Më: 14 korrik 2010 Në ora: 13:41

"I bëra të qartë bashkëbiseduesit tim, Gramoz Ruçi se mazhoranca është për respektimin e plotë të shtetit ligjor dhe brenda këtyre hapësirave është gati të pranojë cdo lëshim të opozitës. Jemi gati të implementojmë frymën e rezolutës së Parlamentit Evropian, duke theksuar se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dokument që i referohet Shqipërisë që do të përfshijë në rradhë e tij kapërcimi e nenit të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit", u shpreh Patozi.

Sipas tij, opozita sot ka dy rrugë, e para: t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit Komisionit të Venecias; e dyta: në rast se nuk i premton koha, mazhoranca është gati që sot të ngrejë një komision hetimor që të ketë objekt të tij materialet zgjedhore, duke respektuar kodin elektoral në përgjithësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat