Tirana zyrtare beson se Haradinaj edhe këtë radhë do të mbrojë pafajësinë e tij

Shqipëria

Tirana zyrtare beson se Haradinaj edhe këtë radhë do të mbrojë pafajësinë e tij

Më: 22 korrik 2010 Në ora: 14:24

Nëpërmjet një Deklarate për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, thuhet: "Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë u njoh me vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi për rigjykim të pjesshëm të Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij.

Ministria e Punëve të Jashtme beson se Haradinaj, një nga ish-komandantët kryesorë të UÇK-së, dhe ish-Kryeministër i Kosovës, siç u ballafaqua me dinjitet më parë, do të dijë të argumentojë dhe mbrojë pafajësinë e tij edhe këtë radhë".

Më tej në deklaratë thuhet "Ministria e Punëve të Jashtme është gjithashtu e bindur se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ashtu si dhe më parë, do të tregojnë maturi dhe qetësi, duke i përballuar me dinjitet këto momente të rëndësishme që po kalon Kosova".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat