Shërbimet për karta identiteti e pasaporta biometrike edhe në Itali e Greqi

Shqipëria

Shërbimet për karta identiteti e pasaporta biometrike edhe në Itali e Greqi

Më: 7 gusht 2010 Në ora: 12:53

Ministria e Brendshme dhe kompania koncesionare “Aleat” kanë nënshkruar një marrëveshje për hapjen e zyrave të aplikimit për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit në Romë, Milano, Athinë e Selanik. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, duke pohuar këtë lajm, ka bërë të ditur se është lënë hapur mundësia për të shqyrtuar hapjen e këtyre zyrave edhe në poste të tjera konsullore të vendeve të BE-së. Marrëveshja sipas ministrit është miratuar nga qeveria dhe pritet të diskutohet dhe të miratohet përfundimisht në parlament në sezonin e ri të vjeshtës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat