Durrës: Zbulohet spiranca metalike e një anije antike

Shqipëria

Durrës: Zbulohet spiranca metalike e një anije antike

Më: 3 shtator 2010 Në ora: 10:34

Spiranca metalike e një anije antike, më e madhja e këtij lloji e zbuluar në ujërat detare të Shqipërisë deri më sot, u gjet të enjten nga disa peshkatarë në gjirin e Durrësit. Objekti prej plumbi është i pari i këtij lloji i zbuluar në gjirin detar të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, ajo është pjesë e një objekti metalik që kombinohej me një tra prej druri dhe që ka një gjatësi prej rreth dy metrash, çka lë të kuptosh se anija së cilës i përket ka patur një gjatësi prej rreth 25 metrash. Objekti i përket periudhës romake dhe ka një moshë afro 2000-vjeçare, nënvizoi specialisti i arkeologjisë nënujore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat