Miratohet projektligji për investimet e huaja

Shqipëria

Miratohet projektligji për investimet e huaja

Më: 17 shtator 2010 Në ora: 08:50

Ai theksoi para deputetëve, se pr/ligji është në të mirë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Niashni bëri të ditur arsyet kryesore për ndërmarrjen e pr/ligjit për Investimet e Huaja, ku veçoi obligimet e shtetit dhe Qeverisë që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim Asocimit, megjithëse në vendet e BE-së nuk kanë ligje të tilla.

Duke cituar ligjin për marrëveshjen me komunitetet evropiane, ku thuhet se Republika e Shqipërisë duhet te ketë prioritet angazhimin për krijimin e një klime të qëndrueshme biznesi dhe sigurie për investimet e huaja të kryera nga shtetas komunitarë, shoqëritë komunitare, degët e tyre, etj, Nishani u shpreh se "besoj se kjo kërkesë është një obligim politik dhe legjislativ për institucionet e shtetit shqiptar".

Ministri Bujar Nishani përmendi edhe obligimet që rrjedhin nga marrëdhëniet dypalëshe të Shqipërisë me shtete të tjera, si Itali, Gjermani, Greqi, Estoni, Spanjë, etj, pas nënshkrimit të konventës për zgjidhjen e konflikteve të investimeve me shtetasit e huaj. "Pra ka një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare me angazhime reciproke të shtetin shqiptar që ka për obligim këtë fakt që të marrë përsipër të sigurojë investimet e huaja", tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat