PE miraton liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Shqipëria

PE miraton liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Më: 7 tetor 2010 Në ora: 11:34

Eurodeputetët konfirmuan me vullnet të përbashkët se Shqipëria ka plotësuar kushtet e udhërrëfyesit si dhe tre kriteret shtesë të Komisionit Evropian. Me plot 538 vota pro dhe vetëm 47 kundër, bëjnë që projekti të kalojë me sukses drejt Këshillit të Ministrave. S’ka surpriza. Qytetarët shqiptarë do udhëtojnë të lirë në vendet e “Schengen”-it evropian brenda vitit 2010-ë. Me 538 vota ‘pro’ dhe vetëm 47 kundër, bënë që Parlamenti Evropian të kalojë me sukses raportin për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnje- Hercegovinës. Në fjalën e saj para votimit eurodeputetja Fajon i ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të saj që të votojnë ‘pro’ heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen pasi të dyja këto vende i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e KE-së për heqjen e vizave. Pas orëve të tëra diskutimesh, europarlamentarët hodhën në votim draftin, duke e miratuar atë me shumicë dërrmuese. Pas votës unike në PE, pritet që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në datat 8-9 Nëntor, të aprovojë përfundimisht liberalizimin e vizave Shqipëri-BE.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat