Berisha: Ujgurët nga Guantanamo? Na takonte të strehonim më shumë se të tjerët

Shqipëria

Berisha: Ujgurët nga Guantanamo? Na takonte të strehonim më shumë se të tjerët

Më: 1 dhjetor 2010 Në ora: 11:26

“Botimet e Wikeleaks faktojnë vjedhjen më të madhe, ndoshta, të të gjitha kohërave. Kjo përbën një akt shumë të rëndë. Përbën një thyerje të të gjitha ligjeve dhe rregullave. Përbën sulmin më të rëndë kundër sistemit modern të komunikimit, sistemit kabllor, çka ngjall një pasiguri të madhe, sepse në këtë sistem sot bazohet i tërë informacioni i botës së sotme. Kjo përbën një rrezik ndër më seriozët e kohës”, theksoi kryeministri Sali Berisha duke komentuar çështjen e rrjedhjes së informacioneve. Ajo që është e papranueshme, vijoi ai, është kërcënimi i sigurisë së jetës së njerëzve, apo të sigurisë në shoqëritë e lira. “Është bashkautorësi në rast se zbulon, në papërgjegjshmëri të plotë, kontributin e këtij apo atij individi, drejtimet apo përpjekjet për t'u përballur me sukses me terrorizmin, në Afganistan apo kudo tjetër. Ndaj, dhe në tërësi, ky është një akt shumë i papërgjegjshëm, i rrezikshëm, kërcënues dhe i shëmtuar. E kam theksuar edhe theksoj, se ne kemi marrë vërtetë në proporcion, ndoshta më shumë se çdo vend tjetër, por nuk ka asnjë mëdyshje se ne na takon dhe nuk mund të kemi qëndrim tjetër përveçse një mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara për të gjitha problemet e sigurisë. Unë, sigurisht kam qenë dhe jam, në radhë të parë dhe para së gjithash për qëllime të të drejtave njerëzore, për zbrazjen e burgut të Guantanamos, në këtë kontekst me administratën e Presidentit Bush ne morëm një seri të burgosurish nga ky burg”, tha Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat