Përmbytje edhe në Durrës

Shqipëria

Përmbytje edhe në Durrës

Më: 4 dhjetor 2010 Në ora: 10:59

Harta e zonave të përmbytura në qarkun e Durrësit është zgjeruar ndjeshëm gjatë orëve të natës. Sipas informacioneve të fundit, përmbytjet kanë përfshirë disa fshatra të tjerë në komunën e Manzës dhe atë të Sukthit.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se reshjet kanë vështirësuar situatën edhe në zonat periferike të qytetit bregdetar. Ndërkohë, gjendja paraqitet gjithashtu problematike në Fushë Krujë dhe në fshatin Nikël. Burimet shtojnë më tej se specialistët po monitorojnë punën e hidroforëve të Porto Romanos dhe Hamallajt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat