Berisha urdhëron evakuimin e banorëve

Shqipëria

Berisha urdhëron evakuimin e banorëve

Më: 4 dhjetor 2010 Në ora: 11:39

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Torovicës, e cila ndan Shkodrën me qytetin e Lezhës. Shefi i ekzekutivit, që vizitoi Shkodrën, urdhëroi evakuimin e banorëve të zonës pasi rrezikohet çarja e argjinaturës.

Raportohet se në Torovicë niveli i ujit ka arritur në pikën kritike, ndërsa forcat e shumta të policisë, ushtrisë dhe banorë të fshatit po ndihmojnë për të forcuar argjinaturën. Sot, edhe presidenti Bamir Topi viziton Shkodrën dhe pjesë tjera të veriut, të cilat u përmbytën nga të reshurat e mëdha të ditëve të fundit.

Sipas statistikave të Shtabit të Emergjencave në mbrëmjen e djeshme, në rrethin e Shkodrës rezultojnë të përmbytur gjithsej 13.000 hektarë tokë, 2100 shtëpi përmbytura dhe mijëra të tjera të rrethuara nga uji. Ndërsa, 7944 persona janë evakuuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat