Përmbytjet, krerët e shtetit drejt Shkodrës

Shqipëria

Përmbytjet, krerët e shtetit drejt Shkodrës

Më: 4 dhjetor 2010 Në ora: 11:55

Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna vazhdojnë të fryhen më tej, duke rritur sasinë e ujit në qytetin e Shkodrës dhe zonat rreth saj.

Për të parë nga afër situatën është nisur drejt Shkodrës kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim në Prefekturën e Shkodrës me Shtabin e Emergjencës.

Ndërkaq edhe kreu i Shtetit, Presidenti Bamir Topi është nisur drejt Shkodrës, ku pritet të inspektojë hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe për të parë nga afër zonat e përmbytura dhe banorët e evakuuar.

Situatë kritike paraqitet edhe në Torovicë, aty ku ndahet Shkodra me Lezhën, pasi niveli i ujit ka arritur në një pikë vërtet kritike.

Rreziku i çarjes së argjinaturës në Torovicë vazhdon të mbetet shumë kritik. Forcat e shumta të policisë, ushtrisë dhe banorë të fshatit po ndihmojnë për të forcuar argjinaturën e Torovicës.

Dhjetëra makina të tonazhit të lartë presin të shkarkojnë dhera dhe gurë por rruga është ngushtuar nga zgjerimi i sipërfaqes dhe ka vështirësuar kalimin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat