Përmbytjet, situata në vend u përballua me sukses

Shqipëria

Përmbytjet, situata në vend u përballua me sukses

Më: 6 dhjetor 2010 Në ora: 14:11

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi të marten se, situata nga përmbytjet në vend u përballua me sukses.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së kreu i qeverisë theksoi se operacionet e shpëtimit janë përballuar me sukses jo vetëm në Shkodër që ishte edhe epiqendra e përmbytjeve por edhe në Lezhë, Mat , Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër.

“Qyteti i Shkodrës, Nënshkodra dhe rrethinat janë të përmbytura dhe janë 10 mijë banesa të përmbytura dhe, lokale kjo përmbytje ka bërë të domosdoshmërisht të evakuohen 12 mijë banorë por nga ana tjetër ka “ngujuar” në pallatet e tyre 10 mijë të tjerë” theksoi Berisha duke shtuar se falë operacioneve të ndërmarra u bë e mundur që të mos ketë asnjë jetë të humbur dhe kjo sipas tij ishte përparësia absolute.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vizitoi sot zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit në qytetin e Durrësit.

Sipas kreut të PS-së kjo gjendje është e patolerueshme dhe nevojitet një operacion radikal antipërmbytje.

"Duhet të ndryshojmë rrënjësisht buxhetin dhe të gjitha investimet për vitin 2011 duhet të jenë kundër mocalizimit", tha Rama, sipas të cilit nëse nuk ndërhyhet në këtë moment për ndryshimin e buxhetit, atëherë gjendja do të jetë më e keqe

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat