Berisha: Projekte afatgjate për Shkodrën

Shqipëria

Berisha: Projekte afatgjate për Shkodrën

Më: 6 dhjetor 2010 Në ora: 15:16

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka vlerësuar se përmbytjet e ditëve të fundit në vend janë ndër më të mëdhatë në historinë e viteve të fundit.

Ai tha se janë duke u zhvilluar operacione ndihme dhe shpëtimi tepër komplekse sidomos në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës.

"Përparësia jonë absolute ka qenë shpëtimi i jetës së njerëzve në zonat e rrezikuara", tha kryeministri.

Berisha premtoi se krahas ndërhyrjes së menjëhershme, qeveria ka të gatshme projektet për të nisur projektet afatgjata që sipas tij do të jenë, ndër më të kushtueshmet.

Në mbledhjen e deputetëve demokratë Berisha njoftoi shtyrjen e festimeve për 8 Dhjetorin, si dhe kërkoi shtyrjen e seancës parlamentare të së enjtes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat