Shkodra vazhdon të mbetet në emergjencë

Shqipëria

Shkodra vazhdon të mbetet në emergjencë

Më: 7 dhjetor 2010 Në ora: 18:05

Shkodra vazhdon të jetojë ditë të vështira, edhe pse për të dytën ditë me radhë niveli i liqenit është ulur sërish. Gjendja ka njohur një përmirësim të lehtë, por emergjenca mbetet ende si në qytet dhe në zonën e Nënshkodrës.

Aktualisht ndodhen nën ujë 13700 hektarë, ndërsa nuk ka ndryshuar numri i banesave që janë të përmbytura. Disa komuna janë ende të izoluara, ndërsa 8 lagje të qytetit janë të përfshira nga uji.

Forcat e ushtrisë kanë vijuar dhënien e ndihmës, edhe pse jo të gjithë banorët kanë mundur ta përftojnë atë. Disa banorë janë ankuar për mënyrën e shpërndarjes së ndihmave, pasi thonë se po abuzohet. Ndërkohë në hidrocentrale gjendja duket disi më e mirë, pasi edhe niveli i prurjeve ka rënë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat