Shkodra mbetet edhe më tej në emergjencë

Shqipëria

Shkodra mbetet edhe më tej në emergjencë

Më: 8 dhjetor 2010 Në ora: 17:30

Tjetër përmirësim i lehtë i situatës në Shkodër, ku niveli i liqenit ka pësuar përsëri rënie, por në qytet vazhdon gjendja emergjente. Sipërfaqja e përmbytur llogaritet te jete rreth 13 mijë hektarë. Ndërkohë në Shirokë, zonën turistike te qytetit, gjendja mbetet e rëndë. Të gjitha rrugët tokësore që të ojne në këtë zone te banuar ane nën ujë me thellësi shumë të madhe. Mënyra e vetme për të lëvizur janë varkat dhe lundrat me motor dhe një udhëtim prej 40 minutash në liqenin e Shkodrës.

Me dhjetëra banesa ndodhen nën ujë, ndërsa lokaleve ju duken vetëm çatitë. Ndërkohë në Shkodër dhe zonat përreth vijojnë të ndahen ndihma për banorët e prekur. Mësohet se në total janë 14200 persona të evakuuar, ndërsa në qendrat e pritjes ndodhen 1860 persona.

Të rrethuara nga uji janë edhe shumë fshatra të tjera në zonën e Nënshkodrës. Optimizmi i situatës së sotme është i përkohshëm për shkak të parashikimeve aspak të mira të motit që lajmërojnë rifillimin e reshjeve gjatë ditës se nesërme. Bashke me reshjet dhe shiut dhe të borës pritet edhe ulje e ndjeshme e temperaturave gjatë gjithë muajit dhjetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat