Shkodër, tërhiqet liqeni, lirohen 1400 hektar nga përmbytja

Shqipëria

Shkodër, tërhiqet liqeni, lirohen 1400 hektar nga përmbytja

Më: 10 dhjetor 2010 Në ora: 14:44

Shtabi i Emergjencës pranë Prefekturës Shkodër, raporton sot se sipërfaqja e zonave të përmbytura ka rënë në 11.600 hektarë, pas tërheqjes së ujit nga disa zona të Shkodrës.

Situata është përmirësuar me liqenin, i cili është tërhequr rreth 400 metra por edhe me lumenjtë prurjet e të cilëve po rikthehen në normalitet.

Po kështu, burime zyrtare të Shtabit të emergjenës thonë se ditën e sotme 3600 banesa konsiderohen të përmbytura dhe të pa banueshme.

Dy ditë më parë sipërfaqja e tokës së përmbytur ishte plot 13.000 hektarë ndërsa rreth 1.400 hektarë tashmë janë liruar nga “pushteti” i ujit.

Ndërkohë të evakuar janë ende 14 mijë e 200 persona të cilët po furnizohen vazhdimisht me ushqime, ilaçe dhe veshmbathje sipas nevojave që ata kanë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat