Prifti: Meta synon marrjen e PS-së

Shqipëria

Prifti: Meta synon marrjen e PS-së

Më: 14 janar 2011 Në ora: 03:45

Pasi deklaroi në Top Story se ka marrë kërcënime mafioze kundrejt jetës së familjes së tij, Dritan Prifti u shpreh se Ilir Meta bashkë me Sali Berishën e Lulzim Bashën, ka një skenar ogurzi për Shqipërinë.

“Ky burri ( Ilir Meta) është pjesë e një skenari ogurzi për Shqipërinë. Ky burri ( Ilir Meta) bashkë me Sali Berishën, Lulzim Bashën kanë bërë plan që me cdo mënyrë t’i marrin Edi Ramës Bashkinë e Tiranës. Ilir Meta pas kësaj, me disa njerëz që janë brenda Partisë Socialiste dhe disa që janë jashtë, do të ndërmarrë një fushatë kundër Edi Ramës për të marrë Partinë Socialiste, duke përdorur paratë e pista që po fiton. Imagjinoje cfarë skenari ogurzi që është për Shqipërinë, që këta njerëz të bëjnë edhe opozitën edhe mazhorancën. Unë kam informacion besoj tepër të saktë nga takimet që ka patur Meta-Nano në dreka të ndryshme të tyre. Imagjinoni Shqipërinë me një lider të tillë të opozitës, me këtë lider të mazhorancës e me president Fatos Nanon. Ilir Meta ka folur për këtë skenarin jo vetëm me mua por edhe në biseda me persona nga vetë Partia Socialiste për marrjen e kësaj partie”, tha Prifti.

Dritan Prifti tha Meta është një person mjaft i rrezikshëm dhe se me denoncimin e kësaj videoje ka vënë në rrezik jetën e familjes së tij. Ai tha se zyra e Ilir Metës vizitohet nga persona me precedentë penalë.

Në fund të fjalës së tij në Top Story, Dritan Prifti tha se është në zotërim të disa dokumenteve të tjera korruptuese të cilat do të publikohen shumë shpejt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat