Totraku: Demonstruesit synuan pushtimin e kryeministrisë

Shqipëria

Totraku: Demonstruesit synuan pushtimin e kryeministrisë

Më: 22 janar 2011 Në ora: 11:01

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Laura Totraku, deklaroi se "grupe demonstruesish në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike".

"Këto grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe shpërthyese, gurë etj", tha Totraku.

"Gjatë gjithë kësaj kohe, Policia e Shtetit ka ruajtur gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke iu shmangur çdo provokimi të bërë", ka konkluduar zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Laura Totraku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat