Tiranë: 17 policë të plagosur dhe rreth 100 të lënduar

Shqipëria

Tiranë: 17 policë të plagosur dhe rreth 100 të lënduar

Më: 22 janar 2011 Në ora: 13:17

Policia e Shtetit ka deklaruar se uniformat blu kanë ruajtur gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke ju shmangur çdo provokimi të bërë gjatë demonstratës së organizuar të premten nga opozita.

Sipas Policisë së Shtetit, grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe shpërthyese, gurë etj.

Gjatë demonstratës që degjeneroi në akte dhune, bëri të ditur Policia e Shtetit, u plagosën 17 punonjës policie, që u transportuan në Spitalin Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për ndihmën mjekësore, si dhe rreth 100 punonjës të tjerë policie janë lënduar. Gjatë protestës u dogjën plotësisht mbi 15 mjete dhe u dëmtuan dhjetëra të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat