Ambasadori Naim Malaj ngushëlloi ambasadorin e Japonisë, Ichiro Komatsu

Diaspora

Ambasadori Naim Malaj ngushëlloi ambasadorin e Japonisë, Ichiro Komatsu

Më: 17 mars 2011 Në ora: 00:59

Me rastin e tërmetit që goditi ditë më parë Japoninë ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi ambasadorit të Japonisë, Ichiro Komatsu në të cilin e shpreh shqetësimin e tij e të Ambasadës për ngjarjet tragjike.

“Me një tronditje dhe trishtim të madh jemi njoftuar me lajmin e hidhur për shkatërrimin e tmerrshëm nga Tërmete dhe Cunami që kanë goditur Japoninë duke shkaktuar një numër të madh të viktimave. Në këto rrethana tragjike, në emër të Ambasadës së Kosovës në Zvicër, si dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e jetëve të shumë qytetarëve japonez, viktima të një katastrofe natyrore. Ju lus gjithashtu që t’ua përcillni ngushëllimet tona më të thella familjeve dhe të afërmve të viktimave. Kosova bashkëndjen me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe të të zhdukurve. Të jeni të bindur, Shkëlqesi, se Kosova do të jetë një përkrahëse e fortë e Japonisë dhe është e gatshme për të ndihmuar me mjetet e saj modeste shtetin tuaj për t’i përballuar kësaj tragjedie që ka tronditur gjithë botën. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë” thuhet në fund të telegramit të ambasadori Malaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat