Japoninë duhet ndihmuar edhe shqiptarët në çfardo forme !

Diaspora

Japoninë duhet ndihmuar edhe shqiptarët në çfardo forme !

Nga: Shkruan : Bahri RASHICA Më: 19 mars 2011 Në ora: 14:26

Fatkeqësitë e natyrës kohën e fundit jan shpeshtuar si asnjëherë më parë ! Toka,sulmohet nga :Termetet,vullkanet,zjarret,vërshimet,...që në të kaluarën ishin shumë më të rralla.Vijnë lajme se vendi i akullnajave në polin e veriut po ngrohet dita-ditës dhe ai vend po mbetet pa bukuritë e veta të dikurshme të natyrës ! Tashmë me të madhe kanë ndryshuar edhe stinët e vitit për Botën tonë.Tragjedia më e fundit që e goditi planetin tonë është termeti në Japoni ku pjesë e madhe e ujit doli nga Oçeani dhe disa qytete të atjeshme:Sendai,Arahama,Ishinomaki etj.për pak minuta u bënë rrafsh me tokë.Epiçendra e termetit ishte në Oçeanin Paqësor me 8.9 shkallë,ndër më të fortit që e ka goditë Japoninë ndonjëherë !.Termati-cunam i Japonisë mori me vete çka takoi para,dhembja më e madhe është se për ata pak minuta vdiqën mbi 10 mijë njerzë ! Pas termetit,Japonisë i kanoset rreziku nga shpërthimet e Termocentraleve Bërthamore në Fukushima(tash 3 nga to veq jan aktivizuar)të cilat me rrezet radioaktive do të lënë pasojat e veta si Çernobili i dikurshëm.Në Japoni ka mbijetuar një foshnje 4 muajshe e nxjerrur nga gërmadhat,kjo mund të jet fat për Japoninë se ai vend do të rilindet prapë.Japoninë duhet ndihmuar edhe shqiptarët në çfardo forme:Institucionet,mediat e shkruara apo vizuele me aksione,aksione humanitare etj.sepse jemi një popull human që edhe neve pas tragjedive të ndryshme na ndihmuan të tjerët që të mbijetojmë dhe sot jemi të lirë si kurrë më parë.Zoti e bekoftë planetin tonë,ngushllime Japonisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat