Dega e LDD-së festoi 28 Nëntorin

Diaspora

Dega e LDD-së festoi 28 Nëntorin

Nga: Lulzim Cakaj Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 15:24

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit tonë kombëtar dhe ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në Perlen të Luzernit u mbajt një manifestim, i organizuar nga dega e LDD-së në Zvicër dhe nëndega e LDD-së në Luzern. Edhe pse manifestimi rastisi në ditën e festës së Kurban Bajramit, prania e bashkatdhetarëve tanë në këtë manifestim ishte mjaft e madhe duke mbushur përplot sallën e Perlenit.

Pas hapjes së manifestimit madhështor, nga moderatori i tubimit Bashkim Nitaj, anëtar i Kryesisë së Degës së LDD-së për Zvicër, bashkatdhetarët e pranishëm i përshëndeti kryetarja e degës së LDD-së në Zvicër Zize Pepshi, e cila mes tjerash, veçoi rëndësinë e kësaj feste të Flamurit tonë kombëtar dhe në rrumbullaksimin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Me përgatitjen profesionale të programit kulturoro-artistik, me këngë folklorike dhe burimore të kënduara nga këngëtari i mirënjohur Nimon Mushkolaj, nxënësit shqiptarë shfaqën disa pika të zgjellura nga repertuari i tyre recitues dhe muzikoro-artistik, duke argëtuar kështu të pranishmit.

Të kënaqur nga ky manifestim, bashkëatdhetarët tanë u shpërndanë me shpresën që së shpejti do takohemi përsëri në evenimente të tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat