Dalin dëshmitë e para të të mbijetuarve të tërmetit të fuqishëm në Marok: Dola në rrugë gjysmë lakuriq, dhoma filloi të shkonte sa andej-këtej

Afrika

Dalin dëshmitë e para të të mbijetuarve të tërmetit të fuqishëm në Marok: Dola në rrugë gjysmë lakuriq, dhoma filloi të shkonte sa andej-këtej

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Kanë dalë dëshmitë e para të të mbijetuarve, të cilët përjetuan momente tmerri nga tërmeti i fuqishëm, i magnitutës 6.8 ballë që u mori jetën 820 personave me 672 të tjerë që po marrin ndihmën mjekësore.

Disa prej banorëve maroken kanë treguar së fundmi përjetimet e tyre të tmerrshme .

Një francez, Michael Bizet, i tha agjencisë së lajmeve AFP se në momentin kur vazhduan lëkundjet e tërmetit ai ishte në shtrat. Ai tha se kishte dalur në rrugë gjysmë lakuriq për të parë riadat e tij (shtëpitë tradicionale), duke shtuar se kjo ngjarje ishte një çmenduri.

“Mendova se shtrati im do të fluturonte larg, dola në rrugë gjysmë lakuriq dhe shkova menjëherë për të parë riadat e mia. Ishte kaos total, një katastrofë e vërtetë, çmenduri”, tha Bizet.

Një grua, Dalila Fahem, i tha agjencisë së lajmeve Reuters: "Për fat të mirë nuk kisha fjetur ende". 

Ajo tha se shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm.

Një turiste britanike e cila ishte me pushime në Marrakesh, tha se dhoma e saj filloi të lëkundej dhe kornizat që ishin në mure ranë në tokë.

“Dhoma filloi të shkonte sa andej-këtej. Unë mendoj se truri nuk e regjistron menjëherë atë që po ndodh derisa kornizat e fotografive dhe shtrati fillon të lëkundej", tha turistja.

Gazetarja marokene, Aida Alami, është rritur në Marrakesh dhe ka qenë në kontakt me prindërit e saj që ndodhen atje. Ajo thotë se tërmeti ishte krejtësisht i papritur

"Në atë vend njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjnë në rast tërmetesh, përveçse të dalin jashtë. Ata ishin vërtet të shqetësuar nga ky tërmet i fuqishëm. Ne po shohim rrënoja dhe po shohim shumë shkatërrime brenda vendit. Sa më shumë që të hyjmë në brendësi të vendit për të parë se çfarë është shkatërruar, aq më shumë do të zbulojmë të vërtetën e fatkeqësisë natyore”, i tha ajo BBC.

Noureddine Bazine, një gazetar që është gjithashtu banor i Marrakeshit, tha se tërmeti ishte "i papritur dhe katastrofik për banorët e qytetit”.

“Kemi përjetuar një natë të tmerrshme plot me ankthe, ne nuk jemi mësuar me fatkeqësi të tilla. Në Marrakesh, dëmet më të mëdha ishin në qytetin e vjetër, sepse ndërtesat janë të prirura për t'u shembur, dhe disa prej tyre mund të shemben edhe pa rënë ndonjë tërmet për shkak të gjendjes së tyre të brishtë. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet edhe më shumë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat