Izraeli aprovon ndërtimin e 2500 banesave në Bregun Perëndimor

Afrika

Izraeli aprovon ndërtimin e 2500 banesave në Bregun Perëndimor

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:36
Ilustrim

Izraeli do të ndërtojë 2500 shtëpi shtesë në vendbanimet e territorit të pushtuar në Bregun Perëndimor. Njoftimi u bë nga ministria e Mbrojtjes së Izraelit nëpërmjet një deklarate.

Planet janë të autorizuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman, dhe kanë për qëllim për të lejuar vendbanimet dhe për të ruajtur rregullit jetën e përditshme, tha ministria në një deklaratë.

“Kjo do të jetë një nga zonat më të mëdha industriale në Bregun Perëndimor, në të cilën ne jemi duke planifikuar për të ngritur depo dhe infrastrukturën e magazinimit të karburantit, së bashku me elemente të tjera”, thuhet në deklaratë.

Me këtë Izraeli dha vendimin e dytë në lidhje me këtë çështje që nga 20 janari kur erdhi në detyrë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i cili mbështet ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor të cilat gjenden nën pushtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat