Egjipti hapë vendkalimin kufitar Refah

Afrika

Egjipti hapë vendkalimin kufitar Refah

Më: 7 maj 2017 Në ora: 08:32
Egjipt

Administrata e Egjiptit ka hapur vendkalimin kufitar në Refah, në një drejtim.

Drejtoria për Kalimet Kufitare që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gaza, njoftoi se autoritetet egjiptiane hapën kalimin Refah për kthim në Gaza për të sëmurët, studentët dhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Rripin e Gazës. 

Drejtoria njoftoi se rreth 20.000 njerëz kanë paraqitur kërkesë të kalojnë kufirin për motive humanitare.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza, muajin e kaluar i bëri thirrje Egjiptit të hap vendkalimin kufitar Refah, i cili kishte qëndruar i mbyllur për 45 ditë.

Administrata egjiptiane herë pas here hapë në periudha të shkurta kohore vendkalimin kufitar Refah, i cili është mbyllur pas grusht shtetit ushtarak në Egjipt më 3 korrik 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat