Egjipt, 28 të dënuar me vdekje për vrasjen e një prokurori

Afrika

Egjipt, 28 të dënuar me vdekje për vrasjen e një prokurori

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 15:57
Prokuroria

Një gjykatë egjiptiane dënoi sot me vdekje 28 persona për vrasjen e një prokurori të përgjithshëm dy vite më parë, njoftuan zyrtarë në fushën e sigurisë dhe të gjyqësorit.

Prokurori Hicham Barakat u vra në qershorin e vitit 2015 pas shpërthimit të një autobombe gjatë kalimit të eskortës së tij në Kajro, pas thirrjeve nga ana e lëvizjeve xhihadiste për t’u hakmarrë ndaj dhunës së ushtruar kundër islamistëve.

Sulmi nuk u mor përsipër, por policia më pas kishte njoftuar për arrestimin e personave përgjejgës, duke konfirmuar se ishin anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.

Sot gjykata dënoi gjithashtu15 persona me burgim të përjetshëm, tetë persona me 15 vite burg dhe 15 persona me 10 vite burg, sipas së njëjtëve zyrtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat