E zë në hotel me 2 djemtë, zonja e parë e Zimbabvesë rreh modelen

Afrika

E zë në hotel me 2 djemtë, zonja e parë e Zimbabvesë rreh modelen

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 19:07
Foto ilustrim, Lendime e shkaktura, Grace Mugabe

Zonja e parë e Zimbabeve është akuzuar për rrahjen e një vajze me një kabllo korrenti, pasi e ka kapur në hotel së bashku me dy djemtë e saj.

Ka qenë 20 vjeçarja Gabriella Engels, ajo e cila ka pretenduar, përmes një postimi në Twitter, se 52 vjeçarja Grace Mugabe, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar edh enjë plagë në ballë.

Sipas saj rojet e zonjës së parë të Zimbabeve qëndruan indiferentë në momentin që ajo u sulmua.

Ndërkaq, sipas mediave të huaja, ministri i policisë Fikile Mbalula ka zbuluar se Grace Mugabe i është vetëdorëzuar policisë lokale, si dhe do të paraqitet para gjykatës.

Gjithsesi, së fundmi mediat kanë shtuar se megjithatë, ajo nuk është paraqitur në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat