Banorët e Kigalit, kryeqytet i Ruandës, që është prekur nga thatësira, pohojnë se gjatë këtij muaji krokodilët kanë mbytur shtatë persona në brigjet e lumit Njabarongo.
Donat Mukanjana, nënë e gjashtë fëmijëve, tha për media se javën e kaluar një krokodil i ka zvarritur burrin e saj, ndërsa ai ishte duke u përpjekur për të marrë uji nga lumi në distriktin urban të Njarugengos.