Kenia: zjarr në një konvikt, digjen 7 vajza

Afrika

Kenia: zjarr në një konvikt, digjen 7 vajza

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 17:35
Kenia

Në Kryeqytetin e Kenias, Nairobi, zyrtarët thonë se 7 vajza keniane, nxënëse shkolle, vdiqën nga zjarri që ra në konviktin ku ato qëndronin.

Njoftimin e dha Ministri i Arsimit, pas vizitoi shkollën e mesme Moi Girls. Ai tha se shkolla do të mbyllet për dy javë, për t’u zhvilluar hetime.

Autoritetet thonë se policia po përpiqet të zbulojë në se ka lidhje mes zjarrit në shkollën Moi dhe më tepër se 120 rasteve të tjera të zjarreve në shkollat e Kenias vitin e kaluar, pasi u bënë ndryshime në kalendarin vjetor të shkollës dhe u morën hapa nga qeveria për t’u siguruar që nuk ishte bërë e njohur paraprakisht teza e provimeve vjetore./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat