“Luftë” në parlamentin e Ugandës, rrihen deputetet mes vete - Bota Sot
“Luftë” në parlamentin e Ugandës, rrihen deputetet mes vete

Afrika

E martë, 12 dhjetor 2017

“Luftë” në parlamentin e Ugandës, rrihen deputetet mes vete

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 10:22
Uganda

Shumë parlamente në vende të ndryshme të botës shpesh kthehen jo vetëm në harenë debatesh dhe diskutimesh, por edhe duelesh fizike.

Por nuk kanë munguar as sherret masive, ku shpesh parlamente të ndryshme janë bërë objekt lajmesh ndërkombëtare.

Këtë herë fotot janë nga një parlament në një shtet të Afrikës. Ligjvënësit e opozitës në Uganda përfshihen në përleshje me personelin e sigurimit në parlament.

Image

Parlamentarët, ku mes tyre edhe deputetet femra, janë përfshirë në një rrahje masive me personelin e sigurisë së parlamentit, pas polemikave për një debat mbi propozimin e ndryshimit të kufirit të moshës për të ndryshuar kushtetutën, për zgjatjen e sundimit të presidentit në Kampala.

Ky parlament për nga modeli i ngjason atij të Mbretërisë së Bashkuar, por çështjet që diskutohen aty dhe sherret nuk kanë lidhje midis kopjes dhe origjinalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test