Ganë, 3 të vdekur nga shpërthimi i cisternës së gazit - Bota Sot
Ganë, 3 të vdekur nga shpërthimi i cisternës së gazit

Afrika

E martë, 12 dhjetor 2017

Ganë, 3 të vdekur nga shpërthimi i cisternës së gazit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 13:27
Accra

Një shpërthim i fuqishëm në një karburant ku magazinohej gaz natyror, në kryeqytetin Accra të Ganës, ka shkaktuar të paktën vdekjen e 3 personave.

Një shtëllungë e madhe zjarri e tymi u ngrit mbi vendngjarje, duke detyruar rezidentët pranë zonës “Atomic Junction” në verilindje të vendit, të largoheshin me urgjencë. Incidenti ndodhi në orën 21:30 të së shtunës, me raportimet që sugjerojnë se një çisternë që furnizonte me gaz natyror u përfshi nga flakët. Tre persona u konfirmuan të vdekur, ndërsa të paktën 30 të tjerë janë plagosur.

Pas shpërthimit të parë ndodhi edhe një i dytë, i cili i vuri zjarrin edhe stacionit të karburantit aty pranë. Flakët e furishme, në periferinë e Legonit, u vunë më pas nën kontroll, siç njoftoi ministri Kojo Oppong Nkrumah. Shumica e të evakuuarve ishin studentë të Universitetit të Ganës, që ndodhej pranë vendit të shpërthimit. Në qershor të vitit 2015, rreth 150 persona humbën jetën nga një tjetër ngjarje e tillë në Accra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test