Sulm terrorit, së paku 20 të vdekur - Bota Sot
Sulm terrorit, së paku 20 të vdekur

Afrika

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Sulm terrorit, së paku 20 të vdekur

Nga: Arben Sylejmani Më: 14 tetor 2017 Në ora: 17:27
Rrënojat pas sulmit terroristë

Njoftohet se një sulm masiv me bomba në një zonë të kryeqytetit somalez Mogadishu ka vrarë të paktën 20 njerëz, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Shumë të tjerë u plagosën kur një kamion i mbushur me eksplozivë u shpërthye pranë hyrjes së një hoteli.

Imazhet nga skena tregojnë se zona është shkatërruar tërësisht. Policia thotë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Nuk është e qartë se kush e ka bërë sulmin. Mogadishu është një objektiv i rregullt për grupin al-Shabab të lidhur me al-Kaidën, i cili po lufton qeverinë.

Kapiteni i policisë, Mohamed Hussein, tha se: "Ishte një bombë me kamion, ka viktima, por ne nuk e dimë sasinë e saktë".

Dëshmitarët thonë se ata besojnë se dhjetëra njerëz ishin të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test