Pas tre vitesh, Spanja dërgon ambasador në Libi - Bota Sot
Pas tre vitesh, Spanja dërgon ambasador në Libi

Afrika

E martë, 12 dhjetor 2017

Pas tre vitesh, Spanja dërgon ambasador në Libi

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 09:48
Spanja

Tre vjet pas mbylljes së ambasadës së Spanjës në Libinë e përfshirë nga lufta, kreu i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Unitetit që gëzon mbështetjen e Kombeve të Bashkuara (OKB), Fayez al-Sarraj, ka nënshkruar dekretin për miratimin e ambasadorit të ri spanjoll në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, thuhet se Sarraj ka pranuar letrat kredenciale të Francisco de Miguelit, që është ambasadori i ri i Spanjës në Libi.

Disa vite pas mbylljes dhe largimit të stafit të ambasadës, Spanja së shpejti do të rihap ambasadën e saj në kryeqytetin Tripoli.

Në vitin 2014 bashkë me misionet e tjera diplomatike në Libi, Spanja tërhoqi misionin e saj nga vendi, nga shkaku i shpërthimit të përleshjeve të armatosura mes fraksioneve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test