Rriten tensionet në Zimbabve, ushtria mohon puçin - Bota Sot
Rriten tensionet në Zimbabve, ushtria mohon puçin

Afrika

E premte, 15 dhjetor 2017

Rriten tensionet në Zimbabve, ushtria mohon puçin

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:15
Harare, Zimbabve

Tensionet janë rritur në Zimbabve pasi ushtria ka marrë kontrollin e kryeqytetit Harare.

Ushtria tha se operacioni është zhvilluar kundër “kriminelëve” rreth presidentit Robert Mugabe.

Një korrespondent i Reutersit në Harare i përshkroi ngjarjet si “grushtshtet i dukshëm ushtarak”, por tha se mbetet e paqartë nëse operacioni i ushtrisë do të sjellë fundin formal të sundimit gati 40-vjeçar të Mugabes.

Udhëheqësit ushtarakë të Zimbabvesë e kanë mbyllur Mugaben në rezidencën e tij më 14 nëntor, ndërsa ushtarët janë vendosur nëpër kryeqytet dhe kanë marrë kontrollin e televizionit shtetëror.

Media e Afrikës së Jugut raportoi se ministri i Mbrojtjes i Afrikës së Jugut dhe ai i Sigurisë Shtetërore janë dërguar në Harare si emisarë të presidentit Jacob Zuma.

Ata pritet të takohen sot me Mugaben dhe lidershipin ushtarak të Zimbabvesë, i cili mohon se ka organizuar puç.

Operacioni i ushtrisë ka pasuar luftën për pushtet, përkatësisht mospajtimet për atë që do ta pasonte Mugaben.

Nënpresidenti i tij, Emmerson Mnangagva, është shkarkuar javën e kaluar, duke bërë që gruaja e Mugabes, Grace, të jetë pasardhëse e mundshme e presidentit, por duke bërë që zyrtarët ushtarakë të ndjehen të lënë anash.

Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test