Parlamenti nis lëvizjet për largimin e Mugabes nga presidenca

Afrika

Parlamenti nis lëvizjet për largimin e Mugabes nga presidenca

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 07:51
Mugabe

Zanu-PF, partia e presidentit të Zimbabvesë, Rober Muhgabe ka filluar lëvizjet për rrëzimin e tij.

Një zyrtar i kësaj partie,, tha se do të paraqesin  të martën një mocion në parlament, për largimin e tij nga presidenca dhe se procesi do të zgjasë vetëm dy ditë.

Në bazë të këtij mocioni,  93-vjeçari akuzohet  ndër të tjerash edhe  për lejimin e gruas së tij Grace për "uzurpimin e fuqisë kushtetuese".

Udhëheqësit ushtarakë, të cilët  kanë ndërhyrë javën e kaluar në grushtin e shtetit të organizuar për rrëzimin e tij, thanë se së shpejti do të takohen me ish-nënpresidentin i cili ndodhet jashtë shtetit, transmeton KosovaPress.

Emmerson Mnangagwa u largua nga Zimbabve pasi Mugabe e  largoi nga pozita e nënpresidentit,  tij,  lëvizje kjo që u pa si një mënyrë për të pastruar rrugën që gruaja e tij të marrë pushtetin.

Ky veprim nxiti zyrtarët e lartë të ushtrisë, të vënë Mugaben nën arrest shtëpiak, edhe pse ai vazhdoi të mbetet president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat