Cilët janë sufistët që frekuentonin xhaminë e sulmuar në Egjipt ?

Afrika

Cilët janë sufistët që frekuentonin xhaminë e sulmuar në Egjipt ?

Nga: ATSH Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 00:35
Egjipt

Xhamia ku vdiqën të premten 235 besimtarë në sulmin terrorist frekuentohej nga myslimanë sufistë, praktikantë të një dege mistike të fesë islame të përçmuar nga xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Një udhëheqës i fisit beduin u shpreh për median se xhamia Rawda, në rajonin lindor të Sinait ishte ‘’sufiste’’ dhe përmbante një “zauia”, një godinë fetare e përdorur nga mistikët për lutjet dhe organizimet.

Edhe pse ISIS-i shfaqet si i dyshuari kryesor i atentatit, grupi nuk ka marrë përsipër autorsinë e këtij sulmi dhe nuk mund të konfirmohet me siguri që xhamia u bë objekt i sulmit për shkak të lidhjeve me sufizmin.

Ky minoritet i fesë islame është sulmuar kudo ku ka vepruar ISIS-i, si në Egjipt por gjithashtu në Pakistan ku dhjetëra sufistë u vranë nga xhihadistët.

Vitin e kaluar, ISIS-i kishte rrëmbyer më pas i preu kokën një drejtuesi sufist, duke e akuzuar se praktikojnë magjinë.

Në një intervistë publikuar më pas në letrën informuese të ISIS-it al-Nabaa, komandanti i “policisë së moralit” të organizatës në Sinai deklaroi se “prioriteti kryesor ishte lufta ndaj manifestimeve të politeizmit, përfshirë sufizmin.

Nëse konfirmohet që xhamia u sulmua për shkak të rëndësisës së saj për sufistët, kjo do të përfshihej në taktikën e ISIS-it në Egjipt që ka si shënjestër gjithnjë e më tepër civilët, kryesisht minoritetet fetare, pasi ka patur si objektiv kryesor forcat e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat