Të paktën 25 të vdekur pas mbytjes së një anijeje në brigjet e Libisë

Afrika

Të paktën 25 të vdekur pas mbytjes së një anijeje në brigjet e Libisë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 16:39
Ilustrim

Të paktën 25 persona humbën jetën në brigjet e Libisë pas mbytjes së një anijeje që transportonte 150 migrantë, theksuan sot dy OJQ shpëtimi.

“Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së një anijeje në veri të Tripolit. Marina italiane ndodhet në vendngjarje”, theksoi OJQ-ja “Sea Watch” në rrjetin social Twitter.

Rojat bregdetare italiane bënë të ditur se 85 persona ishin shpëtuar dhe se vetëm tetë trupa ishin gjetur për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat