Kamerun: Të paktën 21 të vdekur në aksidentin e autobusit - Bota Sot
Kamerun: Të paktën 21 të vdekur në aksidentin e autobusit

Afrika

E diel, 25 shkurt 2018

Kamerun: Të paktën 21 të vdekur në aksidentin e autobusit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:19
ilustrim

Të paktën 21 njerëz humbën jetën në perëndim të Kamerunit, ndërsa 38 të tjerë u lënduan kur autobusi doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Guvernatori i rajonit perëndimor të Kamerunit Avah Fonka tha se numri i viktimave ka gjasa të rritet.

Qeveria e Kamerunit njoftoi se automjeti i paregjistruar me 70 pasagjerë po shkonte nga Dschang drejt Douala në rajonin perëndimor.

Fonka tha se është akoma shumë herët për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Të lënduarit po trajtohen në një spital lokal, transmeton Fox News.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test