Flota e Libisë ka gjetur trupat e 11 emigrantëve që humbën jetën kur u përpoqën të arrinin në Itali nga bregu i Libisë perëndimore, tha zëdhënësi i marinës së këtij vendi, Ajub Kasem.
Kasem, megjithatë, theksoi se marina libiane shpëtoi 263 emigrantë gjatë dy operacioneve të veçanta, njofton AP.